250 vite nga lindja e Mehmet Ali Pashe Kavalles se famshem.
Edhe pse İbrahim Pasha (djali i Mehmet Pashe Kavalles) ne nje leter shkruan se te paret e Mehmet Aliut kishin migruar nga Konja ne Kavalle për shkak te gjakemarrjes, pjesa me e madhe e historianeve mendojne se Mehmet Aliu ishte me prejardhje shqiptare.
Mehmet Aliu deri ne vitin 1787 bënte tregti me duhan perkrahe babait te tij. Pas inkuadrimit ne ushtrinë osmane (1787) ai u dallua per shtypjen e fshatarëve qe refuzuan te paguanin taksat e shtetit.
Me 8 mars 1801 se bashku me 300 ushtare osmane erdhi ne Egjipt për tu përballur me Francezet. Si rezultat i aftësive luftarake te treguara ne këtë beteje një vite me vone do te gradohet ne Major dhe pas nje kohe te shkurtër erdhi ne pozitën e komandantit te dyte te garnizonit shqiptar ne Egjipt.
Mehmed Ali kishte edhe nje diplomaci te holle dhe shume intriguese per te ardhur ne pushtet. Ai mjafte mire shfrytëzoi rivalitetin ndërmjet memlukeve dhe osmaneve. Madje edhe ne mesin e memlukeve kishte mosmarrëveshje, njëra pale përkrahte Bardisin, pala tjetër Elfi”un. Mbi këto zhvillime dhe me aktivitetin e tij politik ia arriti te marre mbështetjen e shoqërisë egjiptiane dhe me 3 qershor 1805 Porta e Larte e emëroi Vali te Egjiptit.
Ne nje gosti te djalit te tij Tosunit (Vali i Xhiddes) ekzekutoi shumicën bejlerëve memluk te Egjiptit. 1813-1815 mori pjese ne shtypjen e Vehabinjve. Me vone kjo detyre iu besua djalit te tij Ibrahim Pashes. Me nenshtrimin e Vehabinjve kryengritës u siguruan rrugët e haxhit, me craste Mehmet Aliu fitoi dashurinë e gjithë myslimaneve, ne veçanti atyre te zonës….

No photo description available.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here