Trupi është një “tempull” i mahnitshëm, është e vetmja “shtëpi” e përhershme e çdo kujtimi dhe përjetimi jetësor.
Pavarësisht shumë informacioneve për trupin që mund të kemi mësuar ose kuptuar gjatë jetës, më poshtë janë disa të tjera shumë interesante që me siguri nuk i dinit:
– Çdo 10 vite kemi komplet skelet të ri.
Qelizat e sistemit skeletor rigjenerohen vazhdimisht dhe në 10 vite kockat e trupit tonë janë, le të themi, plotësisht të reja. Sigurisht që ky fenomen fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës.
– Jemi më të gjatë në mëngjes sesa në darkë.
Mund të duket e habitshme, por në fakt në darkë jemi më të shkurtër prej presionit në nyje që shkaktohet gjatë ditës. Ndërkohë që vazhdojmë me aktivitetet ditore, ky presion bën që shtylla kurrizore të ngjeshet (sigurisht bëhet fjalë për maksimumi 3 centimetra) dhe kur jemi të relaksuar (si në rastin e gjumit) rikthehet në gjendjen fillestare.
– Fëmijët rriten më shpejt në stinën e verës.
Një profesor i pediatrisë në një universitet të Nashville, sipas studimeve të tyre, ka thënë për CNN se rritja e fëmijëve është e lidhur me stinën. Në verë ata rriten më shpejt se në vjeshtë-dimër që mendohet se ka të bëjë me mungesën e tensionit që kanë muskujt në temperatura normale/të larta.
– Kockat janë më të forta se çeliku.
Kocka më e fortë në trup është kocka e femurit, e cila mund të mbajë 30 herë peshën e një njeriu mesatar. Kjo kockë bën pjesë në grupin e eshtrave në gjymtyrët e poshtëm, nga kofsha deri ne gju.
– Kocka më e vogël e trupit është në vesh, kocka e vogël në brendësi.
– Gishtat nuk kanë muskuj.
Çdo levizje që kryhet në (ose me) gishta është prej tendinave dhe kockave, me ndihmën kryesore të muskujve të pëllëmbës së dorës.
– Flokët “e dinë” se kur flemë .
Një nga gjërat më të çuditshme që bëjne flokët është të gjurmojnë orarin tonë të gjumit. Sipas studimeve, folikulat e flokëve që janë të pasura me qeliza të cilat përmbajnë ARN nga “gjenet e orës” (që tregojnë ciklin e trupit fjetje-zgjim) dhe ky fakt reflketohet edhe tek flokët tuaj në mëngjes në bazë të orëve gjumë që keni bërë.
– Zorrët janë 4 herë më të gjata se trupi ynë.
– Teshtima ka një shpejtësi prej 180 kilometër/orë dhe mund të shkojë deri në 6 metra distancë.
– Çdo njeri është aq leshator për metër/katror sa një shimpanze, pavarësisht volumit apo ngjyrës së qimeve.