Në vitin 2020, studiuesit analizuan për herë të parë se cila mund të jetë kafsha më e gjatë që ka jetuar ndonjëherë në Tokë. Rezultoi se specia më e madhe, është ajo e gjetur në njëkanion nënujor pranë Australisë, ishte një sifonofor afro 45 metra i gjatë.

Secili anëtar i këtij grupi speciesh, përbëhet nga shumë kafshë më të vogla të quajtura zooidë, të cilat lidhen për të formuar një koloni të gjatë, të ngjashme me një koral, por që noton lirshëm në oqean. Por duke pasur parasysh se u desh kaq shumë kohë që njerëzit ta shihnin këtë sifonofor gjigant, lind pyetja:A ka më kafshë të tjera gjigante, që nuk janë zbuluar ende nga njerëzit?

Përgjigja është pothuajse me siguri po. Shkencëtarët po mësojnë ende mbi jetën në Tokë, dhe sifonofori është një nga disa gjigantët që kemi zbuluar dekadat e fundit. Sifonoforët jetojnë në thellësitë 700 deri në 1000 metra nën sipërfaqen e oqeaneve dhe deteve.

Por nuk është e thënë që shkencëtarët të zhyten në thellësi të tilla, për të gjetur krijesa të reja gjigante. Në vitin 2011, një specie balene e panjohur më parë u gjet e ngordhur në një plazh të Zelandës së Re. Shkencëtarët e identifikuan gjitarin gjigantin në vitin 2021, si një anëtar të ri të familjes së balenave me sqep.

Një grup balenash relativisht i panjohur,të cilat zhyten në thellësi, dhe që shihen rrallë kur janë gjallë. Ndërsa studiuesit sapo kanë filluar të zbulojnë sekretet e oqeanit të thellë, ata janë shumë më të njohur me kafshët e mëdha që jetojnë në Tokë.

Elefantët me një lartësi deri 4 metra dhe me peshë deri në 11 ton, janë kafshët më të mëdha në tokë. Është e vështirë të imagjinohet, se si mund të mos e shohim dot një specie kaq të madhe. Dhe kjo është ndoshta kjo është arsyeja, pse shumica e kërkimeve mbi kafshët e mëdha tokësore, priren të çojnë në ri–klasifikime, dhe jo në zbulime krejt të reja.

Për shembull, në vitin 2017 studiuesit përcaktuan se një grup i izoluar orangutangësh në ishullin indonezian të Sumatrës në Indonezi, ishte një specie e dallueshme nga orangutangët e tjerë. Ndaj i quajtën orangutangët Tanapulis.

Por njerëzit e dinin tashmë se këta orangutangë ekzistonin, dhe me një gjatësi më pak se 1.5 metër, këta primatë nuk mund të cilësohen si gjigantë. Ndërkohë, s’ka asnjë provë fizike për ekzistencën e Bigfoot (Këmbëmadhit) Nesi ose përbindëshave të tjerë të mëdhenj mitologjike, që janë shumë të ndryshëm nga ata që tashmë janë identifikuar.

Kafshët më të mëdha të panjohura tokësore, priren të gjenden nën tokë të ngordhura në vend se të shihen të gjalla. Por njerëzit janë duke e shpërfillur historinë gjeologjike të Tokës, dhe duke gjetur gjigantë, të cilët më herët kanë qenë të panjohur në të dhënat e fosileve. Ndër zbulimet më të rëndësishme të kohëve të fundit është një grup dinozaurësh super të mëdhenj sauropodësh, të quajtur titanosaurët barngrënës gjigantë me qafë të gjatë.

Disa nga titanosaurët më të mëdhenj, janë zbuluar kohët e fundit në Argjentinë, teksa ka nga ata që janë pretendentë për titullin e kafshëve më të mëdha që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë. Ka ende debate shkencore të vazhdueshme rreth madhësive të tyre, por titanosauri me peshë me të madhe dhe më përmasa më të mëdha nga të gjithë titanosaurët, ka të ngjarë të ishte Argentinosaurus.

Të zbuluara në vitin 1993, kockat e Argentinosaurusit sugjerojnë se ishte 35 metra i gjatë dhe peshonte deri në 77 ton. Por janë duke u shfaqur edhe pretendentë të tjerë me madhësi të ngjashme. Kështu në vitin 2014, u zbulua Patagotitan Mayorum.

Llogaritet që ai të kishte një peshë prej 66 ton dhe një gjatësi prej 37 metrash. Vitin e kaluar, studiuesit njoftuan zbulimin e ri të një titanosauri, që mund të ketë qenë edhe më i madh, por që studiuesit nuk e kanë gërmuar plotësisht ekzemplarin. Ata mendojnë se në të ardhmen do të zbulohen titanosaurë edhe më të mëdhenj. / LiveScience – Bota.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here