Një simptomë e përditshme që mundon miliona njerëz, në fakt mund të jetë kanceri.
Fryrja e barkut është shenja më e zakonshme e kancerit të vezoreve, por shumica e grave nuk e kanë idenë se mund të jetë e tillë.
Hulumtimet e reja tregojnë se katër nga pesë (79 përqind) gra nuk e dinin që fryrja e barkut ishte një shenjë e mundshme e kancerit.
Rreth 7 mijë e 500 gra në Britani të Madhe diagnostikohen me kancer ovarian çdo vit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Fryrja e barkut ka dhjetëra shkaqe dhe shpesh mund të mos jetë kancer.
Ngrënia e shumë ushqimeve të përpunuara ose të rënda me bazë gruri, sheqeri, bulmeti, stresi dhe alkooli mund të shkaktojë fryrje.