Nga Agron Islami
Njeri nga punimet me te debatueshme te Halil İnalxhikut ishte ’’The Conquest of Edirne -1361 ’’(Pushtimi i Edirnes -1361). Mori kritika të shumta, meqë punimet e më hershme të bëra edhe nga studiuesit eminent turq, por edhe të huaj kishin dhënë data të ndryshme të kohës së ramjës së Edirnës, apo Adrianopojës Bizantine në duart e Osmanëve.
Ata që e kanë lexuar Halilin, e dinë se ai shkruan shumë qartë dhe me fjali të shkurtra. Aq të shkurtra, saqë është e vështirë edhe për ta cituar, meqë e ke të vështirë për ta riformuluar fjalinë e tij. Edhe në punimin e Edirnes ishte i tillë. Ai ndryshe prej studiuesve që kishin shkruar për Edirnen që kishin sjellur përfundimet vetëm nga të dhënat e ndonjë kronike që kishin pasur në dorë, Ky kishte lexuar gjithë punimet dhe kronikat më të hershme osmane. Problemi i studiuesve para Inalxhikut ishte në pikënisje, ata Pushtimin e Edirnes e nisnin me periudhën e pas vdekjes së Orhan Gazit dhe hipjes në fron të Sulltan Muratit I. Ndërsa Halili, si pikënisje kishte marrur dy ngjarje, atë të Vdekjes së Gazi Sylejman Pashës dhe kidnapimin e Shehzades (Princit) Halil më 1357 nga ana e Foçasëve, të cilin e kishin dërguar në Izmit. siç dihet, shehzadeja lirohet dy vite më vonë (1359) me ndërmjetësimin e Perandorit Bizantin kundrejt një pagese prej 100 000 Florinj. Inalxhiku, vëren se pas lirimit të Shehzades, shtrirja osmane në hapësirën gjeografike të Thrakisë e cila kishte filluar më 1359, përfundon më 1361 me marrjen edhe të Edirnes.
Mënyra se si arrin deri tek përfundimet e reja në raport me këtë ngjarje me rëndësi është e veçantë, sidomos për kohën kur është shkruar ky punim. Inalxhiku në përfundim të punimit i referohet kronikës së Oruçit kur thotë: “ e hapën derën nga ana e rërës dhe u dorëzuan. Në 10 vjetorin e eklipsit të diellit të vitit 672 të Hixhretit”. Këtë të dhënë e krahason me llogaritjet e Franz Babingerit në raport me eklipsin e diellit (5 Maj 1361) dhe kështu sjell përfundimin se Edrineja ishte dorëzuar tek osmanët në vitin 1361. Ndryshe prej studimeve të mëhershme. Thjeshte beri krahasimin e te dhwnave astronomike me kalendaret dhe kronikat e e kohes.
Në fillim ishte kritikuar ashpër, por më pas vetë kritikuesit e kanë marrë si datë të mirëqenë. /InforCulture.info