Dhimbja nga shiatiku është ndjerë përgjatë nervit shiatik dhe mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhembje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhembja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash “gjemba” apo mpirje dhe nganjëherë nga dobësia muskulare e këmbës.

Dhembja e shiatikut ndihet zakonisht vetëm në një këmbë. Ndonjëherë, një ndjesi si një goditje elektrike mund të ndihet përgjatë nervave. Dhembja mund të variojë nga një dhembje e butë në një dhembje të fortë. Dhembjet e nervit shiatik shpesh ndihen gjatë teshtitjes, kollës, të shkuarit në tualet, ose kur ju jeni ulur dhe mund të shoqërohet me dhembje të shpinës.Pjesa më e madhe e dhembjeve të shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhembja juaj nuk largohet pas disa javëve, drejtohuni tek mjeku juaj. Cili është shkaku i dhembjes?

-Hernia diskale

-Osteofitet (Rritja e kockave)

-Sindroma Piriformis

-Ngushtimi i kanalit kurrizor

-Spondiliatroza

Trajtimi

Pjesa më e madhe e shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm.Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, duhet patjetër të shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve ose keni dhembje të forta, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here