Të pasur kancer është një lajm shkatërrues. Edhe sikur sëmundja e rëndë të kapet në fazat e para dhe shanset për ta fituar “betejën” janë të mirë, sërish është një lajm i frikshëm për t’u dëgjuar.about:blank

Por më alarmuese është kur sëmundja zbulohet vonë. Kjo ndodh me kancerët që nuk shfaqin shumë simptoma derisa prekin organet dhe pjesë të tjera të trupit.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dini çdo shenjë paralajmëruese që mund të nënkuptojë se mund të keni kancer, në mënyrë që të mund të merrni mjekimin e duhur dhe për të pasur shanse më të mëdha për të mbijetuar.

Kanceri i pankreasit njihet si vrasësi i heshtur sepse është e vështirë të diagnostikohet herët, nuk shkakton asnjë shenjë apo simptomë në fazat e hershme.

Sipas “Pancreatic Cancer UK”, simptomat e zakonshme përfshijnë dhimbje barku dhe shpine, humbje peshe të pashpjegueshme dhe vështirësi në tretjen e ushqimit.about:blank


Kjo sëmundje është më e zakonshme tek të moshuarit mbi moshën 75-vjeç, por kjo s’do të thotë që nuk zhvillohet tek të rinjtë.

Cigaret, purot dhe duhani për përtypje, rrisin rrezikun e kancerit të pankreasit. Sipas studiuesve, tek 1 në 3 persona, kanceri i pankreasit lidhet me pirjen e duhanit. Gjithashtu konsumimi i alkoolit është faktor rreziku, si edhe mbipesha e diabeti.about:blank

Kanceri i pankreasit ndonjëherë mund të jetë edhe i trashëgueshëm.

Nëse keni dhimbje shpine ose stomaku dhe nuk iu lehtësohet, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit.

Ndjenja e të qenurit i fryrë gjtihashtu është shenjë, pasi shkakton probleme me tretjen, si edhe grumbullim të lëngjeve në bark.about:blank

Humbja e oreksit, dispepsi dhe vjellja janë gjithashtu të zakonshme tek njerëzit me kancer pankreatik.

Humbja e peshës pa ndonjë arsye të dukshme është gjithashtu një shenjë se sistemi tretës është goditur për shkak të kancerit.

Shenjat kyçe:

Nëse vini re se sytë dhe lëkura juaj janë zverdhur, kjo mund të jetë shenjë e kancerit të pakreasit.

Pacientët me kancer pankreatik shpesh vuajnë nga diarreja ose kapsllëku.

Dhe së fundi, nëse jeni diagnostikuar kohët e fundit me diabet, duhet të bëni kujdes.

Hulumtimet kanë treguar se fillimi i diabetit të tipit 2 te njerëzit mbi 50 vjeç mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit të pankreasit.

Është veçanërisht e mundshme te njerëzit me indeks të ulët të masës trupore, të cilët humbin peshë dhe nuk e kanë të trashëguar në familje diabetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here