NGA: M.L.
Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjofca, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Tito-ja ia kishte premtuar Enver Hoxhës Kosovën.
Këtë deklaratë, Tali e ka bërë duke u bazuar në dëshminë e Josip Gjergjes, që ishte ambasador jugosllav në Tiranë dhe përkthyer gjatë bisedimeve mes Titos dhe Hoxhës.
Postimi i plotë
Tito ja premtoi Enverit Kosovën
Dëshmia e Josip Gjergjes.
Josip Broz Tito i kishte premtuar Enver Hoxhês se do t’ia dorëzonte Kosovën Shqipërisë, “sa më shpejt, pas një qetësimi të vogël të nacionalistëve serbë”.
Diplomati jugosllav Josip Gjergja, i cili ishte ambasador në Tiranë nga viti 1945 deri në vitin 1948 dhe përkthyes gjatë bisedimeve mes Titos dhe Hoxhës, e konfirmoi një gjë të tillë para vdekjes më 1990.