Simptomat si rrjedhja e hundëve, dhimbja e fytit dhe lodhja janë të njohura për ata që janë prekur nga COVID-i.
Ndërsa, variante të reja të virusit janë shfaqur dhe gjithashtu kanë ndryshuar edhe simptomat.
Varianti Omicron i COVID-19 mund të ketë edhe shenja të fshehta, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Simptomat e pazakonta të këtij varianti, që mund të shkaktojnë dhimbje, sipas ekspertëve janë, dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, dhimbja e vazhdueshme e kokës si dhe dhimbja e gjurit.
Pra, edhe dhimbja e muskujve është simptomë e rëndësishme, kur bëhet fjalë për virusin COVID-19.