Nuk ndodh shpesh që një person i vetëm, të mund të ndryshojë rrjedhën e historisë, qoftë edhe atë që ka të bëjë me popullin e tij.

Mediat e huaja raportojnë se me vdekjen e 93-vjeçares Cristina Calderon, bota do të ketë një gjuhë më pak, që prej 6 mijë vitesh flitej në Amerikën Latine, nga Kili në Argjentinë.

Bëhet fjalë për gjuhën Yaman, gjuha e popullit Yagan, nga më të vjetrit që ka banuar ekstremin e atij kontinenti, pothuajse përballë me bardhësinë e Antarktidës.

Edhe pse mbeten edhe disa dhjetëra persona të këtij populli të lashtë po aq sa civilizimet e humbura të Majave dhe Aztekëve, asnjë prej tyre ishte në gjendje të fliste rrjedhshëm gjuhën, përtej disa fjalëve.

Në kohën moderne, kishin mbetur vetëm Cristina dhe motra e saj, që vdiq në vitin 2003. Por gruaja e zgjuar, që jetonte në qytetin Villa Ukika duke shitur çorapet e thurur prej saj, prej disa vitesh kishte ndërmarrë një sipërmarrje për të cilën brezat e ardhshme Yagan, po mbijetuan,  duhet ta falënderojnë përgjithmonë.

E ndihmuar edhe nga vajza e saj Lidia, një deputete kiliane që ndër të tjerat po merr pjesë edhe në draftin e kushtetutës së re të vendit, e moshuara prej vitesh kishte nisur një lloj fjalori të vogël me termat kryesore të gjuhës Yaman, të përkthyera në spanjisht, shkruan noa.al.

Një ndihmesë  e madhe për të shtuar shpresat  e mbijetesës për një gjuhë të lashtë po aq sa misterioze, origjina e së cilës nuk njihet dhe nuk ka ngjashmëri të dukshme me gjuhët e tjera indigjene përreth.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here