Kafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë. Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pinë mbi 4 filxhanë në ditë. Sidoqoftë, shkencëtarët prej shumë kohësh janë marrë me teorinë se a është e dëmshme kafeja për organizmin e njeriut. Kësaj rruge ata kanë përmendur së paku gjashtë arsye: nivelet e stresit, kolesteroli, urthi, truri dhe mëlçia.
Kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit
Ekspertët thonë se kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit e rrit inflamacionin, gjë që ju bën të ndiheni keq. Për më tepër, kafeina e ul ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke e vështirësuar reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak. Nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë më pastaj tek enët e gjakut dhe e rrisin rrezikun nga vdekja e parakohshme shkaku i sëmundjeve kardiovaskulare.
Kafeina dhe kolesteroli
Ndonëse kafeja përmban sasi të larta antioksidantësh, ajo çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq. Për më tepër, acidet te kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë, e cila e rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, diabetit dhe mbipeshës.
Urthi
Kafeina ka aciditet të lartë dhe shkakton parehati në stomak, probleme me tretjen, urth dhe prishje të ekuilibrave të florës bakteriale. Përveç urthit, kafeina krijon varësi dhe e bën të pamundur shfrytëzimin e energjisë natyrale të trupit.
Kafeina dhe truri
Kafeina ndikon në sentitizimin e serotoninës, që është edhe hormoni i lumturisë. Njerëzit që pinë shumë kafe janë më të rrezikuar nga nivelet e ulëta të serotoninës. Ky hormon është i rëndësishëm për gjumin, tretjen, humorin dhe nivelet e energjisë. Pra, kemi të bëjmë me një rreth vicioz, duke qenë se kafeina prish gjumin dhe nxit ankthin dhe depresionin.
Kafeina dhe mineralet
Kafeina nxit nxjerrjen nga trupi të shumë mineraleve të rëndësishme nëpërmjet urinës. Bëhet fjalë për kalciumin, magnezin dhe kaliumin. Prishja e ekuilibrave të elektroliteve mund të shkaktojë komplikacione serioze.
Kafeina dhe mëlçia
Kafeina pengon procesin e detoksifikimit të mëlçisë. Kjo do të thotë se për shkak të kafeinës ky organ e ka të vështirë të pastrohet nga toksinat, duke shkaktuar akumulim të dëmshëm të tyre. Kafeina pengon edhe përthithjen e ilaçeve kundër depresionit, duke i përkeqësuar simptomat.