Ndërkohë që raportimet e rasteve të reja Omicron rriten, simptomat e këtij varianti janë më të buta e të ngjashme me ftohjen e zakonshme.

Simptomat janë të tilla si hundë të bllokuara, dhimbje koke, dhimbje e fytit dhe teshtitje.

Ndër simptomat më të zakonshme që janë raportuar janë edhe temperatura, djersitja, këputja dhe dhimbje trupi.

Por kohët e fundit janë shfaqur edhe disa shenja të tjera:

Të dhënat e reja kanë zbuluar se varianti Omicron prek organizmin në dy forma të reja krahas atyre që tashmë njihen.

Edhe pse Omicron është më i butë se variantet e tjera dhe pjesa më e madhe e të prekurve e kalojë lehtë, disa pacientë kanë përjetuar edhe shqetësime në lëkurë.

Disa prej tyre janë:

Skuqje e lëkurës dhe shfaqje e akneve

Zbehje e lëkurës

Ekzemë në pjesën e qafës dhe kraharorit

Inflamacion i lëkurës tek gishtat e këmbës

Çarje të buzëve

Tharje e lëkurës

CDC paralajmëron se ndryshimi i ngjyrën së lëkurës së buzës dhe thonjve në nuancë blu, mund të jetë një shenjë treguese e niveleve të ulëta të oksigjenit.

Gjithashtu shumë nga simptomat e sipër përmendura mund të ngatërrohen lehtësisht me ato të alergjisë.

Dhe nuk është çudi që nëse kohët e fundit keni vënë re ndryshime të çuditshme në lëkurë, ato të jenë simptomat e virust.

Këshilla që ekspertët e shëndetësisë japin është që me shfaqjen e simptomave të kryeni menjëherë testet e nevojshme dhe të merrni trajtim nga mjeku juaj nëse është e nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here