Dy tigra të zinj jashtëzakonisht të rrallë janë kapur në foto duke shëtitur rreth Parkut Kombëtar Nandankanan në Indinë lindore .

Krijesat mahnitëse janë parë vetëm në shtetin Odisha dhe dy vitet e fundit ekspertët kanë pohuar se kishin mbetur vetëm shtatë-tetë prej këtyre tigrave në rajon.

recommended byBRAINBERRIESDating Tips For Guys: #4 Is Genius!LEARN MORE

Tigrat e zinj marrin pamjen e tyre të veçantë për shkak të mutacioneve gjenetike të quajtura pseudo-melanizëm, ku modeli i tyre me vija të errëta shkrihet së bashku në gëzofin e lehtë portokalli në të argjendë, duke e bërë shpesh lëkurën e tyre të duket krejtësisht e errët.

Fotografi amator Satya Seagat, 23 vjeç, ishte vetëm 30 metra larg tyre kur u bëri fotografi dy kafshëve të rralla, të dy të gjinisë meshkuj, teksa tha u rrënqeth kur i pa për herë të parë.

Ai tha:

“Ishte e vështirë për mua t’u besoja syve dhe për një minutë harrova të merrja aparatin tim ndërsa macja e madhe lëvizte pikërisht para syve të mi. U befasova nga bukuria e tigrit të rrallë. Jo shumë njerëz i kanë parë në pyll dhe jo shumë njerëz kanë qenë në gjendje t’i afrohen kaq shumë këtyre krijesave. Kam pasur mundësinë të fotografoj një tigër në vitin 2020, por nuk kam mundur të bëj asnjë fotografi të mirë si këto.”/ Burimi: Daily Mail | Përktheu: GOTA NEWS ALBANIA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here