Dy ortodoks, dy poetë.
-Njëri me emrin Andon Zako Çajupi, i cili kishte lindur në një familje të pasur tregtarësh, mësimet fillestare i vijoi në një shkollë fetare greke.
Dhe gjithë pasurinë e kishin fituar duke falenderuar sistemin nën perendorinë Osmane.
-Tjetri mësues Petro Nini Luarasi, i cili vinte nga një familje muratorësh, kishte bërë qmos që gjuha shqipe të mësohej lirshëm, u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar nga fanatikët ortodoksë në Ersekë, më 17 gusht 1911.
Poezia e Andon Zako Çajupit për Sulltan Abdyl Hamitin.
-Jam sulltan, mbret i vertete,
shok té tjere s’kam ne jete;
gjaketor e zemerderr,
nga frika me bejne nder!
Dola nga fund’ i Azise
si rrebesh’ i perendise:
Vrava, preva e shkretova,
boten me gjak e mbulova!’)
Kur zotova Anadolle,
erdha mora dhe Stambolle,
njerezit i shkova ne thike,
dhe, kush mbeti, rron me frike!…
Poezia e mësuesit Petro Luarasi
Lavdoni o Shqiptarë!
Mbren (mbretin) e madh që e kemi Atë!
Se në ditët të Atija.
Mori Shkronjat Shqipëria.
Sulltan Hamit i nderuar.
Mbret i lartë i Shqipërisë.
Të mësojmë gjuhën liruar
Dhuroj fatin e mbrothesisë.
Për gjuhën e mëmës dashur
Bijt’ e ti ta mësojnë mirë
Dhe të bëhen të mbaruar
Me mësim e me dashuri.
Përse gjeneratave shqiptarë nuk u’a mësuan poezinë e Petro Luarasit i cili u martirizua për gjuhën shqipe?
Po të gjithë me një zë e kënduan poezinë e Andon Zako Çajupit, i cili jetoi në Kairo të Egjiptit me bollëkun e pasurisë, dhe u varros në varrezat e koptve ortodoksë?!
/Perandoria Osmane dhe Shqiptarët