Aqif Pashë Elbasani, ashtu sikurse njihet emërisht edhe në historiografi, është pinjoll i Biçakçinjve, një familjeje të madhe çifligare. Pasi mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, Aqif Pasha u nis drejt Stambollit për të kryer studimet e larta.
Në fund të shek. të XIX-të, iu kundërvu administratës osmane dhe mbështeti lëvizjen arsimore që u zhvillua pas fitores së Revolucionit Xhonturk. Ndërsa, përgjatë vjetëve 1910-1912, iu bashkua qëndresës së armatosur antiosmane dhe luajti rol të rëndësishëm në organizimin e kryengritjes së përgjithshme në qarkun e Elbasanit.
Pas fitores së Revolucionit Xhonturk, u vu në krye të klubit atdhetar të shqiptarëve “Bashkimi”. Në korrik 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës dhe në vjeshtë të këtij viti, qe gjithashtu në punimet e Kongresit Arsimor të Elbasanit. Kontributi i tij lidhur me ngjarje madhore në historinë e vendit, vijon me organizimin e kryengritjes së përgjithshme për Shpalljen e Pavarësisë.
Më 25 nëntor 1912, bashkë me patriotët Lef Nosi, Qemal Karaosmani, E. Jorgaqi, F. Papajani e të tjerë, Aqif Pasha ngriti flamurin shqiptar në qytetin e Elbasanit, duke shpallur pavarësinë. Në vitin 1913 u emërua prefekt i Elbasanit, detyrë që e ushtroi deri në 1914-n, kur u emërua ministër i Brendshëm dhe i Luftës.
Organizimi i Kongresit të Lushnjes u bë i mundur edhe falë angazhimit të tij të dallueshëm. Në vitin 1922, largohet nga Shqipëria i detyruar nga lëvizja e armatosur që shpërtheu në Shqipërinë e Mesme. Pasi u vendos në Vjenë, krijoi Partinë Kombëtare.
Në vitin e mëpasshëm u zgjodh deputet i Korçës në Kuvendin Kushtetues.

AqifPashëElbasani

𝓐𝓻𝓴𝓲𝓿𝓪𝓽𝓕𝓻𝔂𝓶ë𝔃𝓸𝓳𝓷ë

𝓐𝓻𝓴𝓲𝓿𝓪𝓽𝓚𝓾𝓳𝓽𝓸𝓳𝓷ë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here