SpaceX ka humbur dhjetëra satelitë pasi u goditën nga një stuhi gjeomagnetike një ditë pas nisjes, duke bërë që ata të bien nga orbita dhe të digjen.

Stuhitë e tilla diellore shkaktohen nga shpërthime të fuqishme në sipërfaqen e diellit, të cilat nxjerrin jashtë plazma dhe fusha magnetike që mund të godasin Tokën.

Kompania, në pronësi të miliarderit Elon Musk, tha se rreth 40 nga 49 satelitë nga lëshimi i javës së kaluar u goditën. Ata duhej t’i bashkoheshin projektit Starlink. Starlink është oferta e Musk për të ofruar internet me shpejtësi të lartë duke përdorur mijëra satelitë në orbita.

49 satelitët e fundit u vendosën rreth 210 km mbi sipërfaqen e Tokës. SpaceX tha se “çdo satelit arriti fluturim të kontrolluar” pasi u dërgua më 3 shkurt. Megjithatë, një ditë më vonë, stuhia gjeomagnetike goditi Tokën. Kjo stuhi e ngrohu atmosferën dhe e bëri atë shumë më të dendur sesa pritej.

Jacob Geer, kreu i Agjencisë Hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar për Mbikëqyrjen Hapësinore, tha se ai nuk pret që “ndonjë pjesë” e satelitëve të godasë në tokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here