Nga Adil FETAHU
Se marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, si dy popuj fqinjë dhe që në periudha të ndryshme kanë bashkëjetuar nën sundimtarë të ndryshëm, kanë qenë edhe të mira, se kanë bashkëpunuar e bashkëluftuar kundër armikut të përbashkët, kjo është treguar gjatë historisë së këtyre dy popujve. Prandaj, edhe përceptimi negativ ndaj njëri-tjetrit nuk ka qenë kështu si është në kohën më të re. Përceptimi negativ ndaj shqiptarëve, në kulturën, letërsinë dhe shkencën dhe kishën serbe ka marrë hov në çerekun e fundit të shekullit 19, sidomos pas Kongresit të Berlinit (1878), kur Serbia u njoh si shtet i pavarur, por që kishte ambicje dhe pretendime për të gjëruar territorin e vet, me pushtime. Me qenë se Kongresi i Berlinit e la Bosnje-Hercegovinën nën sundimin e Austrohungarisë, Serbia pretendimet e veta territorial, pushtuese i orientoi kah jugu, të merrte Kosovën dhe Veriun e Shqipërisë, me dalje në det, gjë që edhe arriti në Luftën Ballkanike, por që nuk mund e mbajti gjatë. Gjithashtu pushtimin e saj e drejtoi edhe në Maqedoni.
Ngritja e vetëdijes kombëtare, lëvisja e shqiptarëve për pavarësi dhe shtet etnik, që kulmoi me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878) e pastaj me formimin e (gjysëm)shtetit shqiptar (1912), bëri që në çarqet politike, kulturore, arsimore, shkencore, kishtare të Serbisë, figura e shqiptarit të merr një pamje tjetër – atë të armikut kundër serbëve dhe Serbisë dhe të bashkëpunëtorit të Turqisë. E tëre makineria propagandistike: këngët, epika popullore, shtypi, propaganda shtetërore dhe kishtare, shtypi, hulumtonin dhe trillonin rrëfimet e tyre për karakteristikat më të këqija të figurës së shqiptarit. Rastet e bashkëpunimit dhe të kontributit të shqiptarëve në luftën kundër armikut të përbashkët – Perandorisë Osmane, ose e mohuan, ose u heshtën si të mos ekzistonin ndonjëherë. Kështu ndodhi edhe me mohimin e identitetit shqiptar të Jani Kondos, i cili ishte figura vendimtare për çlirimin e Beogradit nga kryengritja serbe, në vitin 1806, dhe në fitoren e Betejës së Lloznicës (1807).
Kush ishte Jani Kondo?
Në ibrin shkollor për klasën e katër të shkollës fillore Istorija Srbije (Historia e Serbisë), të autorit Mihajllo Joviq, botim i vitit 1882, e që në ka pasur më se njëzet ribotime dhe revidime dhe ka qenë në përdorim në sistemin arsimor të Serbisë deri në vitin 1944,- flitet për bashkëpunimin e shqiptarëve në luftën kundër pushtuesit otoman. Në këtë kontekst, në botimin dhe në ribotimin e parë (1882, respektivisht 1886), në kapitullin për Kryengritjën e Parë Serbe, përmendet shqiptari Jani Kondo, si figureë vendimtare në pushtimin e kështejllës dhe çlirimin e Beogradit (1806) dhe në fitoren e betejës së Lloznicës (1807). “Disa herë serbët sulmuan atë, por nuk mund ta merrnin. Atëherë serbëve u erdhi një arnaut nga ushtria turke, me emrin Kondo. Kondo ishte shumë trim dhe i njihte të gjitha rrugët për muret e qytetit. Ai e mori me vete një trim të mirë serb, Uzun Mirkon dhe me pesë shokë tjefë, kaloi gjatë natës, në prag të 30 nëntorit, përtej mureve dhe hyri e ua hapi portën serbëve”.
Këtë pjesë të librit të Historisë së Serbisë, nuk e gjeta më në ribotimin e vitit 1896, as në botimet e pastajme, thotë autori i librit e tij: “Figura Albanca u srpskoj kulturi” (Figura e Shqiptarit në kulturën serbe), Aleksandar Pavlloviqi, botuar nga Instituti për Filozofi dhe Teori Shoqërore, Beograd, 2019. ( Një ese për Jani Kondon, të titulluar: “Kondo shqsiptari – çlirimtar i Beogradit”, i njëjti autor e ka botuar edhye në librin-broshurën dygjuhësh “Kur janë dashur Shqiptarët dhe Serbët – Kada su se voleli Srbi i Albanci”, botim i Instituti Columbus, Prishtinë, 2020. Shkrimin
Autori Pavlloviq, duke u thirrur në burime të ndryshme, thotë se Kondo Bimbashi, nga Epiri, me ushtarët bashkëvendas të tij,që ishin në ushtrinë turke,ka kalua në në anën e serbëve. Kalimi i tij bashkë me ushtarët, të cilët e njihnin turqishtën, bëri të mundur t’i mashtrjnë rojet turke dhe yrjen e kryengritësve në qyetin e fortitifikuar të Beogradit. Ky autor thotë se Vuk Karaxhiqi e ka shënuar një këngë epike për Jani Kondon, arnaut, të cilin e lavdëron si trim më të madh se Marko Kraleviqin, se kishte marrë pesë plagë në trup, por vazhdonte të luftonte. Thuhet se është vrarë në betejën e Lloznicës (1807). Atje edhe është vorrosur në portën e manastirit Tronoshe. Një variant i vdekjes së tij jepet se ka vdekur në vitin 1813, por ky variant është më pak i besueshëm, se ai i vrasjes në betejn e Lloznicës (1807). Sepse, nuk ka logjikë që nëse ka vdekur më 1813. Madje, në jë vend thuhet se Kondo isthte i lindur në vitin 1873, dhe se ka vdekur në moshën 24 vjeçare, që përputhet me vitin e betejës së Lloznicës (1807).
Për përkatësinë shqiptare të Kondos, flet edhe Petrit imami,në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët në shekuj”, thotë se ka qenë shqiptar ortodoks nga Epiri, dhe se komandant i “Çetës së Epirotëve”nëushtrinë turke.
Për çudi, edhe një historian nacionalist serb, Vlladimir Stojançeviq, në një libër të botuar nga ASShA (1994), ndër të tjera thotë: “mes kryengritësve serbë ishte Kondo-bajraktari, ortodoks arbanas nga kufiri i Toskërisë dhe Epirit, dhe se me Kondon tek serbët kanë kaluar edhe më shumë bashkëvendas të tij”.
Por, thotë Pavlloviqi, me qenë se për shqiptarët jemi mësuar të mendojmë vetëm si armiqë, prejardhja shqiptare e Kondos nuk përmendet më. Ajo ose është relativizuar: si i krishterë në ushtrinë turke, ose i është ndërruar identiteti, duke e quajtur bullgar ose grek, Cincar e çka jo tjetër, vetëm se të mos i përmendet identiti shqiptar. Edhe në Wikipediat në gjuhën angleze, bullgare dhe greke, nuk jepet identiteti shqiptar Kondos, por përvehtësohet nga kombe tjera.
Një rrugë në Beograd mban emrin “Konda Bimbash – oko 1775 – 1813), dhe tekstin nën emrin e tij në tabelë shkruan: “Hriscanin u turskoj vojsci u vreme ustanicke opsade Beograda 1806.godine. U odsudnom trenutku presao na srpsku stranu i sa druzinom ustanicima otvorio Sava kapiju” (I krishter në ushtrinë turke, në kohën e rrethimit të Beogradit nga kryengritësit më 1806. Në momentin vendimtar ka kalua në anën e serbëve dhe me shokët ua hapi kryengritësve portën e Savës).
Me eufemizmin “i krishterë në ushtrinë turke”, kanë dashur ta fshehin nga qytetarët identitetin kombëtar dhe meritën e një shqiptari për çlirimin e Beogradit.
Ndërkaq, në tabelën përkujtimore pëe Kondon, në Manastirin Tronoshe të Lloznicës, shkruan: “Ovde pored crkve, sahranjen je i Kondo bimbasa. Junak u mnogim bojevima tokom Prvog srpskog ustanka, posebno zasluzan za oslobodjenje Beograda 1806, i za veliku pobedu ustanicke vojske u Boju naLoznici”(Këtu pranë kishës është vorrosur edhe Kondo bimbashi. Trim i shumë betejave gjatë Kryengritjes së Parë Serbe, me merita të veçanta për çlirimin e Beogradit më 1806 dhe për fitoren e madhe të ushtrisë kryengritëse në betejën e Lloznicës). As prej kësaj tabele, nuk del asnjë fjalë për prejardhjen shqiptare të Jani Kondos, njeriut më të merituar për çlirimin e Beogradit nga pushteti otoman, në vitin 1806.
Po, fundja, edhe vet udhëheqësi i Kryengritjes, Karagjorgje Petroviqi, ka qenë me prejardhje, më të largët, shqiptare, nga Kuçët e Kelmendit, të Shqipërisë së Veriut. Për këtë argumentojnë autorët Millorad Boshnjak dhe Sllobodan Jakovleviq: në librin e tyre “Skrivena istorija – Karadjordjevici” (Historia e fshehur – Karagjorgjeviqët).
Kështu, gjaku shqiptar me shekuj është derdhur për çlirimin dhe formimin e shteteve të kombeve tjera: serbe, greke, rumune, arabe, dhe kanë shkua “si qeni në rrush”, që askush nuk ua njeh meritat as ua përmendë përkatësinë etnike. Dhe kështu do ta kalojnë të gjithë ata të cilët punojnë, angazhohen e sakrifikojnë për interesa të hueja, e jo për interesa të kombit të vet!