Ju ka ndodhur që t’iu kenë thënë që flisni gjatë gjumit ose keni dëgjuar ju të tjerët ta bëjnë këtë gjë?
Kjo shprehi është njohur si somniloquy, një çrregullim gjumi ku personat nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë.
E folura në gjumë mund të përfshijë një dialog të komplikuar apo monologje të pakuptueshme, por shpesh herë edhe të qarta.
Sipas National Sleep Foundation, kjo ndodh më shumë tek meshkujt dhe tek fëmijët.
Një pjesë e kësaj mund të lidhet me ngjarjet, përvojat apo marrëdhëniet e kaluara që kanë ende rëndësi apo ndikim emocional.
National Sleep Foundation thekson se e folura në gjumë mund të shkaktohet edhe nga disa faktorë të tjerë siç janë: stresi, depresioni, alkooli, temperatura ose nga disa mendikamente të caktuara. Sipas shkencëtarëve e folura në gjumë nuk mund të zgjasë më shumë se 30 sekonda.