Peshku, i cili ndodhet në një akuarium muze në San Francisco dhe me moshën 90 vjeçare sa besojnë biologët, konsiderohet më i vjetri në botë. Megjithatë, nuk është kjo e gjitha që e bën atë të veçantë.

Ky bivalv australian u quajt Methuselah dhe u emërua pas një qenie që jetoi 969 vjet dhe besohet të jetë gjyshi i Noas.

Është 1.2 metra i gjatë dhe peshon rreth 18 kilogramë dhe është sjellë në muze në vitin 1938. Megjithëse nuk është përcaktuar kurrë zyrtarisht, besohet të jetë femër.

https://youtube.com/watch?v=ggwh5UIcJjE%3Ffeature%3Doembed

Mbajtësi dhe biologu i saj, Allan Jan, pohon se ky peshk nuk është si të tjerët. Është një krijesë e butë që kënaqet me përkëdheljen dhe shoqërinë e njerëzve.

“Ndonjëherë frikësohet, por kryesisht është mjaft e qetë”, pohon ai duke shtuar se ky peshk është unik në ushqimet që ha. Domethënë, i pëlqen të hajë fiq ekskluzivisht të freskët të stinës, asnjëherë të ngrirë.

“I pëlqen gjithashtu të hajë boronica, rrush, peshk, butak, karkaleca dhe krimba toke”, thotë Charles Delbeek, kurator i Akuariumit Steinhart.

Publiku mësoi për Methuselah në vitin 1947, kur u shkrua për një “krijesë të çuditshme” me luspa të gjelbër që duken si gjethe angjinare. Shkencëtarët i kanë njohur këta peshq si lidhjen evolucionare midis peshqve dhe amfibëve, pasi ata kanë edhe mushkëri edhe velëza.

Bivalvët australianë janë një specie e rrezikuar dhe në këtë akademi ka edhe dy të tjera, “Medium” dhe “Small”, që të dy janë më të rinj se Methuselah. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here