Ndër punët më të lavdërueshme të kryetarit të Misionit të Arsimit në Prefekturën e Mitrovicës, Dr. Rexhep Krasniqit, dhe drejtorit e udhëheqësit të arsimit, Bedri Gjinajt, ka qenë hapja e shkollave në nënprefekturën e Pazarit të Ri që ishte krahina më e veçuar nga Mitrovica, ku popullata shqiptare kishte filluar të harrojë gjuhën amtare. Popullata e këtij mjesisi ruante me fanatizëm kujtimet për origjinën e saj shqiptare, prandaj qysh me kohë shprehu vullnetin që ta lidhte fatin e vet me Mitrovicën dhe me trojet e tjera etnike. Shkolla fillore shqipe në Pazar të Ri u hap me dëshirën e popullatës shqiptare e asaj muslimane dhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të Bedri Gjinajt e Aqif Blytës. Mësues i parë i shkollës fillore në gjuhën shqipe në Novi Pazar, e cila u pagëzua me emrin e shkrimtarit e iluministit të shquar “Naim Frashëri”, u emërua Avdi Kabashi, ndërsa më vonë kanë dhënë mësim edhe Abdullah Zajmi, Hateme Shala, Nazim Dedolli, Xhemaludin Ahmeti-Presheva, Avni Zajmi, Halit Gërbova Ferid Daca nga Shkodra etj. Meqë Peshteri, Sjenica dhe shumë fshatra krejtësisht shquptare u shkëputën nga Pazari i Ri, ishte paraparë që shkolla shqipe të hapej vetëm në këtë qytet. Për këtë shkollë nevojiteshin 15 mësues.
Marrë nga Gazmend Arifi, profili në FaceBook. /InforCulture.info