Në ndryshimet kushtetuese shteti i Maqedonisë se Veriut, duhet te ketë etnitë Shqiptare dhe Bullgare. Me përvetësimin e shpikjen e etnisë maqedone, nga një pjesë e Bullgareve atje po përvesohet një pjesë shumë e lavdishme e historisë se Shqiptarëve dhe kjo po lejohet nga klasa politike Shqiptare. Maqedon në Maqedoni janë vetëm Shqiptaret dhe ata nuk duhet ta lejojnë qe ne shtetin e ri, te ketë koncept etnik maqedon për bullgaret. Maqedonët në antikitet ishin nga fisi Ilir i Paioneve dhe në Mesjete maqedonët quheshin Shqiptar. Madje Shqiptarët ndryshe quheshin Maqedon dhe Epirot. Gjergj Kastrioti e quante veten Maqedon dhe Epirot si pasardhës i Aleksandrit dhe Pirros. Me Maqedoninë po përsëritet e njëjta histori si me Greqinë kur Arvanitët që ishin pasardhës të helenëve antik, u bënë grek fallco dhe në Maqedoni të vetmit Maqedon të vërtet që janë vetëm Shqiptarët, po ua marrin Bullgarët që po bëhen Maqedon fallco. Shqiptarëve ju kanë bërë kaq shumë shpëlarje truri që ta urrejnë këtë emër historik të tyre me qëllim që tua vjedhin. Po ndodhin çudira, sllavët që përvetësojnë historinë e Ilireve dhe Shqiptarët si në Dardani që e quajnë shtetin e tyre me një emër sllav Kosovë. Kjo injorancë historike, duhet të marri fund, se do shkaktoj probleme në të ardhmen. Ndaj ju bëj thirrje politikanëve Shqiptar në Maqedoni që të mos e lejojnë termin etnia Maqedone, pasi të vetmit pasardhës të Maqedonisë antike dhe Mesjetare janë Shqiptarët. Le të jetë termi Maqedoni për shtetin Shqiptaro-Bullgar, për shkak të Shqiptarëve etnik Maqedon por jo që ky term historik tiu vidhet Shqiptarëve nga Bullgarët që duan ta quajnë veten si etnia Maqedone. Kjo është e papranueshme nga ana historike dhe linguistike.

Marrë nga Gazmend Arifi, profili në FaceBook. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here