NGA TRASHËGIMIA JONË KULTURORE
ZEJA E TABAKËVE QË NUK EKZISTON MË
Në foto janë tabakët (perpunuesit e lëkurës) duke larguar leshin nga lëkurat.Ne fazat vijuese gërryheshin mbetjet e dhjamit e mishit nga lëkura dhe lëkurat pastaj futeshen ne dollap (formë cilindri prej druri) te cilin e rrotullinte uji ku lekurat pastrohëshin dhe pergatitëshin per perpunim final.Kjo zeje dikur ishte tejet e zhvilluar ne Prizren, Gjakovë (ku esnafi i tabakëve e kishte ndertuar edhe Uren e Tabakëve) e po ashtu ne Peje (te Taphanet) ku deri vone ishte ruajtur dollapi tabak mbi jaz.Traditën e tabakëve në Pejë e deshmon mbiemri i familjes Tabaku (sipas zejes me te cilën ishin marre paraardhesit e tyre) si dhe Kombinati i Lëkurë-Këpucëve i cili per nje kohë te gjatë pas LUftes se Dyte Botërore ishte nje ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të rajonit të Pejës dhe i cili fal kualitetit të lartë e traditës i eksportonte prodhimet e veta anembanë botës.
Me privatizimin e Kombinatit pas luftes se fundit ne Kosove pushoj së ekzistuari edhe tradita e përpunimit të lëkurës në Pejë.
(Foto kredit:Agim Zhuti). /Naser Ferri, Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history