Vëmendje ⚠️
🌬️ Gjatë ditëve të ardhshme parashikimet sinoptike tregojnë që kemi ndryshime në gjendjen atmosferike.
Me futjen e rrymave të ftohta do të kemi rënie të temperaturave dhe rreshje të borës.
Keni kujdes në planifikimin e aktiviteteve të juaja malore, zgjedhni me kujdes veshmbathje adekuate.
Në malet e rajonit parashihet të kemi temperatura të ulëta në efektin e erës, që mund të jënë m më të ulëta se – 20°C.
Andaj duhet të përzgjedhni itinerare të afërta dhe jo shumë të ekspozuara.
❄️ Gjithashtu mos të harrojmë se pas çdo rreshje je ekziston rreziku i ortekut, deri në ditën 3 djeshme në shumicën e ekspozimeve rreziku ka qenë i ulët, por nga sot gjendja supozohet që do të ndryshojë.
Ditëve të fundit nuk kemi raportime të lëshimit orteqeve, qoft nga faktori natyror apo njeri,por ndryshimet atmosferike mund të stimulojnë një gjendje të favorshme për shkallën e rrezikut 2 apo më shumë, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.
Gjatë aktiviteteve evitoni lëvizjen në pjerrësit në mes 30°~45°.
Planifikoni itinerarin në pjesë të larta kreshta, apo rrafshnalta që nuk ekspozohen në trajektorën e mundshme të orteqeve.
Pajisuni dhe trajnohuni me pajisjet e sigurisë së ortekut!
Për çdo urgjencë luteni të lajmërohen në numrat tanë:
112
049840228

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here