“Shkelja e tyre në territorin tonë nuk ka qenë asnjëherë përjashtim. Jo vetëm në vitet e fundit, kur njerëzit vetë kanë raportuar se kanë parë objekte të çuditshme në qiell, e kjo pasi masa ka një pranim të fenomenit, por edhe në të shkuarën dokumentohet se objekte të paidentifikuara kanë vizituar shumë më herët territorin e Shqipërisë.

Ditari i Mihal Gramenos i pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Në shkrimet e publicistit, shkrimtarit dhe veprimtarit patriotik thuhet: “Një natë, teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk.”

1933….Më tutje, në vitin 1933, në një listë të raporteve jonormale drejtuar Prefekturës së Milanos, përmendet se në daten 8.7.1933 në qiellin e Vlorës dy avionë ndryshojnë drejtim në mënyrë jo normale për teknologjinë e kohës.

Raporti i FBI-së, 18 Korrik 1947….Në një raport të FBI-së, (Agjencia Federale e Hetimeve) shkruhet se “disqet janë vërejtur në Mexico City, Neë Orleans, Philadelphia, Neë York, Boston, Neëfoundland, Paris, Milano, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri.”

Tepelenë, Janar 1963..Banorët e fshatit Kallamishtëz në zonën e Kurveleshit rrëfejnë se panë një objekt të shndritshëm në qiell, por autoritetet asnjëherë nuk pranuan se bëhej fjalë për një objekt të paidentifikuar….

Cërrik, 12 korrik 1993…Në orën 20:00, në qiellin e Cërrikut u shfaq një objekt fluturues i ndriçuar. Sipas dëshmive okulare, objekti bënte lëvizje të shpeshta e të befasishme. Lajmi se një UFO po fluturonte u përhap me shpejtësi në qytet. U lajmëruan edhe forcat e rendit të cilat u përpoqën të kufizonin përhapjen e panikut mes popullsisë. Sipas dëshmive të banorëve, objekti i ndriçuar u zhduk nga qielli rreth orës 22:00.

Roskovec, Fier, 4 Maj 2006..Rasti më i bujshem i vizitës së UFO-ve në Shqipëri është ai i qytezës së Roskovecit. Shumë banorë të qytezës dëshmojnë se aty zbriti një objekt i paidentifikuar. Janë tre rrathë të zinj të fotografuar që sipas banorëve ishin të nxehtë. Një ditë më pas banorët thanë se në asfalt kishte gjurmë të tyre.

Elbasan, 24 Dhjetor 2008…Katër gjahtarë nga Elbasani dëshmuan se u përballën me një disk fluturues mbrëmjen e së enjtes para Krishtlindjeve më 2008. Sipas tyre, në orën 20.30 të mbrëmjes, në një fshat rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit, kanë parë një gjë të jashtëzakonshme. “Ishte si një verbim drite e fortë ngjyrë blu dhe një dritë vertikale e kuqe”, ka rrëfyer Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve.

Tiranë, 7 Gusht 2010….Në mesnatën e 6 gushtit, shumë dëshmitarë në Tiranë raportojnë se panë në qiell tre drita lëvizëse. “Pasdite në Top Channel” përcolli edhe rrëfimin e Resmie Lulos, i cili përkonte me këtë ngjarje. Djali i saj, gjithashtu dëshmitar i ngjarjes, serviri edhe një video amatore ku tregoheshin 3 pika lëvizëse në qiell, të cilat pas një spektakli disa minutësh u zhdukën duke u përhapur në drejtime të ndryshme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here