Mendimi i parë i fotografit Jalil Najafov kur e pa peshkaqenin e madh, ishte: “A është i vërtetë?”

Ishte gushti i vitit 2019 dhe Najafov, një entuziast i peshkaqenëve, konservator dhe regjisor, po eksploronte bregdetin e Meksikës me disa miq. Grupi pa një peshkaqen të madh të bardhë që notonte pranë varkës së tyre.

Ishte emocionuese. Pastaj grupi kuptoi se peshkaqeni kishte një shenjë misterioze kafshimi në trupin e tij.

“U befasova vërtet pasi nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Gjurma e kafshimit ishte kaq e madhe në një peshkaqen kaq të madh”, tha Najafov për CNN Travel, transmeton Klan Kosova.

Regjisori i lindur në Azerbajxhan u zhyt në ujërat poshtë, i ‘armatosur’ me kamerën e tij të papërshkueshme nga uji, GoPro7, për të kapur një pamje të shenjës së kafshimit në peshkun e madh.

Një nga fotografitë ai e postoi në llogarinë e tij në Instagram për herë të parë në fund të dhjetorit 2021.

Pas udhëtimit në Meksikë, ai e kishte humbur kartën memorizuese të aparatit, dhe tani thotë se i rizbuloi fotot.

Najafov e dinte se imazhi ishte emocionues.

“Kam shumë vite që punoj me peshkaqenë dhe përmbajtje peshkaqenësh, kam shumë përvojë në këtë vend. Unë e di me siguri kur shoh diçka të rrallë, nuk kam parë kurrë një gjurmë kafshimi kaq të madhe peshkaqeni”, thotë Najafov.

LA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here