Balshajt ishin familje e madhe feudale e Shqipërisë së Veriut. Sundoi prej 1360 deri më 1421 në principatën e Shkodrës, në të cilën arriti të bashkojë deri më 1385 një pjesë të madhe të trevave shqiptare.

Formimi dhe fuqizimi i principatës së Balshajve ishte i lidhur me zhvillimin e vendit në shek.XIV dhe me krijimin e lidhjeve ekonomike ndërkrahinore me një epiqendër në trevat e Shkodrës. Bashkimi politik i tokave shqiptare në kuadrin e principatës së Balshajve u ndërpre me vërshimet osmane dhe, nga ana tjetër, me ekspansionin venedikas. Përfaqësuesit kryesorë të kësaj familjeje në fazën e parë ishin: Balsha I dhe tre djemtë e tij, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II.

Në fazën e dytë dallohen Gjergji II Strazimiri dhe Balsha III. Pinjollët e fundit të Balshajve në mesin e shek.XV njihen si zotërues feudalë në Shqipërinë e Mesme bregdetare dhe si bashkëluftëtarë të Skënderbeut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here