Një ekipi studiuesish pas një eksperimenti që përfshinte varjen e rinocerozëve me kokë poshtë i është dhënë Çmimi Nobel Ig.
Çmimi e ka marrë emrin nga çmimet e famshme Nobel, por nuk kanë lidhje me to. Ky çmim u krijua nga revista shkencore Annals of Improbable Research dhe jepet që prej vitit 1991. Çmimi Nobel Ig vlerëson zbulimet kurioze.
Ekipi fitues, i përbërë nga studiues nga Namibia, Afrika e Jugut, Tanzania, Zimbabve, Brazili, Britania e Madhe dhe SHBA, po përpiqeshin të shihnin nëse rinocerontët mund të transportoheshin më me siguri kur qëndronin në ajër teksa transportoheshin me këmbët e lidhura sipër.
Rinocerontët shpesh lëvizen, zakonisht në rrugë tokësore, por ndonjëherë edhe nga ajri, në pjesë të ndryshme të savanës afrikane. Por deri më tani pak dihej se cila metodë e transportit ishte më e mirë për mirëqenien e rinocerontit.
Studimi zbuloi se rinocerontët kishin nivele më të larta të oksigjenit në gjak kur qëndronin me kokë poshtë teksa transportoheshin.
Studimi, i cili u botua në janar në Journal of Wildlife Diseases, filloi në vitin 2015 dhe përfshiu 12 rinocerontë që peshonin midis 800 dhe 1200 kilogramë.
Burimet: CNN, BBC