U deshën tre avionë gjigandë të tipit Boeing 747, të mbushur plot me patate të ngrira, për të shmangur krizën e restoranteve në Japoni, veçanërisht ato fast food.

Japonezët në fakt nuk ushqehen vetëm me sushi, siç mund të mendojnë disa, madje stili i jetës në metropol i afrohet shumë atij perëndimor së të ngrënit, ku nuk mungojnë padyshim edhe patatet e fërguara.   

Pjesa më e madhe këtij produkti nuk kultivohet në Japoni, dhe importohet nga vende të ndryshme, në veçanti nga Kanadaja.

Por vështirësitë e transportimit të produktit të përpunuar me kontejnerë, nga fillimi pandemisë, ka ulur shumë sasinë e patateve në atë vend, aq sa një kompani si Mc Donald-s ka deklaruar se nuk do të shërbente më porcione të mëdha patatesh.

Përkohësisht, dërgesa me avionë do të shmangë mbarimin e patateve, por kosto e lartë e transportit në vijë ajrore nuk e bën një zgjedhje të qëndrueshme.  

Mungesat nuk përfshijnë vetëm Japoninë, por edhe vende të tjera aziatike, madje edhe vetë Shtetet e Bashkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here