6.1 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022
Home KULTURË Pushka i shoqëron shqiptarët që sa lindin…

Pushka i shoqëron shqiptarët që sa lindin…

Nga: Aurenc Bebja*, Francë

“Revue commerciale du Levant” ka botuar, me 31 gusht 1908, në faqen n°275, një shkrim në lidhje me tregun e lodrave në Shkodër, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Letër nga Shkodra e Shqipërisë

Shkodër (Shqipëri), 31 gusht 1908

Lodrat

Importimi i lodrave në Shkodër sapo ka filluar : ka vetëm pesë apo gjashtë vjet. Aktualisht janë vetëm tre tregtarë që merren me shitjen e kukullave, kuajve prej druri, kuajve mekanikë e lëkundës, deleve me lesh etj., etj. Ata janë zotërinjtë Nicolas dhe vëllezërit Cacariggi, Chulli dhe Dodmassei.

Shifra totale për operacionet e tyre vjetore është vetëm rreth 5 000 piastra. Prandaj, nuk ka nevojë të ndalemi më tej në tregtinë që krijon ky artikull dhe e shoh të panevojshme të flas më shumë.

Megjithatë, mbase nuk është e tepërt t’u kujtojmë, në mbyllje, prodhuesve francezë se lodra që mund t’i interesojë më shumë fëmijëve shqiptare është pushka prej druri ose kallaji. I vetmi objekt argëtimi në fëmijërinë e tij, arma bëhet më vonë shoqëruesi i tij më i mirë. Kjo është ajo që i pëlqen atij, kështu që kjo është ajo që i nevojitet.

A. Mida,

Drogman i Konsullatës së Francës

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Arkeologët zbulojnë breshkën 2000-vjeçare në Pompei

Arkeologët në Itali kanë zbuluar një breshkë në Pompei që është gati 2000 vjet e vjetër. Zvarraniku, i gjetur...

Vapë e madhe? Sekreti për të fjetur rehat

Një sekret i zgjuar që mund të na freskojë netët e nxehta të verës, sugjerojnë ekspertët. Është me kosto të ulët dhe...

Misteri i ryymës detare në “Vrimën blu”

“Vrima blu” (Blue Hole) është një pikë turistike e pabesë, për ata që e...

Kush mund të trajtohet me ilaçin e ri të kancerit dhe kur

Në vitin 2020, rreth 340 mijë njerëz vdiqën nga kanceri i zorrës së trashë. Tani një trajtim i ri që jep shpresë...

Recent Comments