Akullnajat në Himalaje janë duke shkrirë me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë dhe mund të kthehen në një kërcënim për furnizimin me ujë për milionë njerëz në Azi, paralajmëron një studim i fundit i botuar në “Scientific Reports”.

Studiuesit kanë zbuluar se akullnaja e Himalajeve po shkrin 10 herë më shpejt krahasuar me periudhën para vitit 2000.

Kjo shkrirje e akullit mund të ketë ndikim në qindra miliona banorë që jetojnë përgjatë lumenjve kryesorë të Azisë.

Vargmalet e Himalajeve ruajnë sasinë e tretë më të madhe në botë të akullit pas Antarktidës dhe Arktikut, duke u quajtur edhe si “poli i tretë”.

Autori i studimit të fundit është dr. Simon Cook, një lektor në gjeografi dhe shkencë mjedisi në Universitetin e Dundee, në Skoci.

“Ky studim është vetëm konfirmimi i fundit se ato ndryshime po ndodhin me një shpejtësi të madhe dhe do të kenë një ndikim tejet të rëndësishëm në rajone të tëra”, tha Cook.   

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here