Kur lexojmë ato se çfarë ka shkruar një dijetar i yni, iliri Marcelin Komesi, fatkeqësisht jo në gjuhën ilire, por në gjuhën greke, është e pamundur të mos rrënqethemi edhe sot, pas 1503 vjetësh.
“Nga tërmetet e vazhdueshëm, shkruan Marcelin Komesi, në provincën Dardane, menjëherë u shkatërruan 26 kështjella, 2 nga këto u fundosën bashkë me banorët, 4 u shkatërruan duke humbur gjysmën e banesavet e të banorëvet, 13 sosh humbën nga fatkeqësia, 1/3 e shtëpivet dhe po aq popullsi, 7 u shkatërruan duke humbur një të katërtën e shtëpivet dhe po aq popullsi. U shkatërrua plotësisht edhe qyteti kryesor Skupi (Shkupi), megjithëse pa humbjen e qytetarëve të tij, sepse ata e kishin braktisur qytetin për t’u shpëtuar sulmeve të armikut. Nga ky termet u çanë shumë male të kësaj province. Në një gjatësi prej 30 miljesh (45km), toka u ça me një gjerësi prej 12 hapash dhe u krijua kështu një humnerë e thellë, ku ranë shumë nga banorët e kështjellavet, të cilët vazhdonin të iknin nga shkëmbinjtë që rrokulliseshin”!
Ps: As në filmat nga më të lemeritshmit nuk do të mund të krijoheshin të këtillë imazhe që na dalin para sysh kur lexojmë këta rreshta.
Është ndoshta rasti i vetëm në të gjithë historinë e njerëzimit, ku një popull të mund ti thotë armikut: Faleminderit, që më detyrove të evakuohem!
Po, në ketë vitë edhe Dioklea u rrafshua për tokë!