Shumë njerëz flenë anash, në mbledhur “si fetus” ose përmbys. Gjumi me shpinën e mbështetur në shtrat ndoshta nuk është i preferuari juaj, por rezulton se mund të zgjidhë disa probleme.

Gjumi në këtë pozicion mund të mos jetë fort i rehatshëm, por nëse keni probleme të cilat do t’i listojmë në vijim, mund t’i jepni një shans. I njohur si gjumi në shpinë, ky pozicion ofron një mori përfitimesh shëndetësore që mund të mos i keni marrë parasysh, si për shembull:

– mbajtja e shtyllës kurrizore në një linjë

– reduktim të dhimbjeve të kokës nga tensioni

– zvogëlim i presionit në gjoks

– lehtësim të sinuseve

– parandalim të rrudhave dhe acarimit të lëkurës

Dhimbja e shpinës: Fjetja me bark me kokën në njërën anë është e ngjashme me pozicionin ku e mbani kokën të kthyer në një drejtim për orë të tëra teksa jeni ulur ose në këmbë, duke shkaktuar dhimbje. Gjithashtu ngjesh shtyllën kurrizore sepse qafa është e përkulur mbrapa. Gjumi në shpinë ndihmon në zvogëlimin e presionit në zonën e pasme të trupit.

Frymëmarrja: Diafragma është muskuli përgjegjës për frymëmarrjen dhe nëse jeni të shtrirë me bark ose të shtrirë anas, “ngjeshni” hapësirën e frymëmarrjes.

Acarimi i lëkurës: Mbulesat e jastëkëve thithin sebumin nga fytyra dhe flokët, si dhe mbetje të tjera në lëkurë. Këto shkojnë lehtësisht në fytyrë gjatë gjumit. Gjumi në shpinë e mban fytyrën larg jastëkut.

Rrudhat dhe vijat: Duke fjetur në shpinë, shmangni kontaktin me jastëkun dhe mbani qafën drejt, duke parandaluar zhvillimin e parakohshëm ose thellimin e rrudhave dhe vijave.

Ënjtja: Grumbullimi i lëngjeve shkakton fryrje rreth syve dhe ënjtje në fytyrë. Duke u shtrirë në shpinë, ju zvogëloni ënjtjen e fytyrës.

Sinuset: Fjetja me kokën e ngritur mbi zemrën ndihmon në parandalimin e bllokimit të pasazheve të hundës.

Dhimbjet e kokës: Pak a shumë njësoj me efektin në qafë dhe shtyllën kurrizore, gjumi në shpinë heq presionin nga koka.

Drita: Kur flini në shpinë, vëreni nmë lehtë ndryshimet në dritë. Kështu mund të zgjoheni më këndshëm sesa përmes alarmit të telefonit. Drita ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian, kështu që mund të flini dhe zgjoheni në në të njëjtën kohë përgjithësisht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here