Kampi Bondsteel është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën komandën e KFOR-it në Kosovë. E vendosur në fshatin Sojevë të qytetit të Ferizajt, baza shërben si kryeqendër e NATO-s për Task Forcën Shumëkombëshe të Lindjes

Kjo bazë është ndërtuar në Kosovë, pas bombardimit të Serbisë kur rajoni ra nën kontrollin e misionit paqeruajtës ndërkombëtar, dhe është emëruar sipas veteranit të luftës së Ushtrisë së ShBA-ve, James Leroy Bondsteel.

Për t’ju njohur më mirë me këtë kamp, Kosova ime ka zgjedhur disa fakte që mund të mos i keni ditur:

1. Kampi Bondsteel ka një sipërfaqe prej 3.8 km² të tokës dhe është ndërtuar kryesisht nga kasollet prej druri. Mbi 25 kilometra rrugë të shtruara bëjnë lidhjen e 300 objekteve brenda kampit.

6. Rotacioni i personeli ndodh çdo tre deri në gjashtë muaj, në varësi të situatës së sigurisë.

Edhe pse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, ushtarët që shërbejnë në Bondsteel paguhen rreth 3,000 dollarë, plus një kompensim prej 40 për qind për “rrezikun e fillimit të luftës në Kosovë”.

Pozita e kampit e bën vendin më të rëndësishëm ushtarak të ushtrisë së SHBA-së në Evropë. Të gjithë vendet e rëndësishme janë në afërsi të konsiderueshme, kontingjentet ushtarake të SHBA-ve në Maqedoni dhe Bosnje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here