Për të tretin vit radhazi mënyra klasike e shkrirjes së akullit me kripë në rrugë është zëvendësuar me shkrirjen me lëng kastraveci të përpunuar, e gjitha kjo me synim ruajtjen e mjedisit.


Përkatësisht, shërbimi dimëror në Bavari që nga fundi i vitit 2019 përdor ujin e përpunuar nga prodhimi i turshive, i cili pasurohet derisa të arrijë një përqindje të mjaftueshme të kripës (21 për qind), shkruan Geo.de.

Tashmë, pas fazës së testimit u bë e qartë se uji i përpunuar i kastravecëve është më ekonomike dhe miqësore me mjedisin se sa kripa.

Ujërat e zeza që përmbajnë kastravec deri më tani janë hedhur në kanalizime dhe tani po përdoren për të pastruar rrugët nga akulli dhe bora. Në një fabrikë të veçantë uji trajtohet, pastrohet dhe u dërgohet punonjësve të rrugës si shëllirë.

Autoritetet bavareze po kursejnë ujin në këtë mënyrë dhe prodhuesi i kastravecit po përfiton gjithashtu sepse duhet të investojë dukshëm më pak para në trajtimin e ujërave të zeza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here