Sulmet nga qentë endacakë në qytete po bëhen më të shpeshta, por çfarë të bëni nëse i hasni në një pyll apo fushë
Qentë e egërsuar, si rregull, shmangin njerëzit dhe sulmojnë vetëm nëse ndihen të kërcënuar, ndërsa femrat janë më të rrezikshmet ndërsa ruajnë të vegjlit e tyre, transmeton Telegrafi.
Nëse ndodheni në natyrë, ju duhet të bërtisni me zë të lartë në mënyrë që kafshët t’ju dëgjojnë dhe të largohen me kohë. Kjo vlen edhe për zvarranikët që i ndiejnë dridhjet e këpucëve të rënda dhe një shkop që godet në një shkëmb.
Kafshët më të rrezikshme që mund të takoni gjatë ecjes në natyrë janë qentë e egërsuar, të cilët janë braktisur nga pronarët e tyre ose janë lanë të ruajnë shtëpitë e pushimit, por jashtë oborrit dhe pa ushqim.
Qentë e tillë, të cilët i mbijetojnë sfidës së kafshëve të braktisura, bëhen grabitqarë të rrezikshëm.
Ndryshe nga kafshët e vërteta, ata nuk kanë frikë nga njeriu, por e sulmojnë atë. Ata gjuajnë në tufa dhe e rrethojnë viktimën, duke e hutuar, duke pritur mundësinë që t’i hidhen në qafë nga prapa ose ta rrëzojnë duke ia kafshuar këmbët.
Mbrojtja duhet të drejtohet kundër udhëheqësit të grupit, sepse tërheqja e tij do t’i dekurajojë edhe të tjerët.
Kur takoni një grabitqar, nuk duhet të ikni, pasi është më i shpejtë se ju. Është mirë të ngrini duart dhe të bërtisni, sepse do të ndaloni shumicën e kafshëve të rrezikshme.
Është edhe më e sigurt që gjithmonë të keni me vete një shkop, fishekzjarrë të fuqishëm (kafshët kanë frikë nga një pëlcitja) dhe sprej me piper. Kjo është mbrojtja më e mirë dhe e vetme, në rastin kur hasni në qen të egërsuar. /Telegrafi/