Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri nuk është duke u rritur. Në të vërtet ajo po bie.
Për shembull, të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se 26% më pak meshkuj të moshës së mesme në SHBA vdiqën nga kanceri në vitin 2010 sesa në 1975.
Për gratë e moshës së mesme në SHBA, vdekshmëria nga kanceri në të njëjtën periudhë kohore ka rënë 19%.
Çuditërisht, vdekjet për shkak të sëmundjeve koronare të zemrës në SHBA kanë rënë edhe më shumë, rreth 80% për të dyja gjinitë në 30 vitet e fundit.
Në fakt, shkalla e vdekshmërisë në SHBA për pothuajse çdo shkak ka rënë ndjeshëm gjatë viteve. Bota është bërë një vend më i shëndetshëm dhe më i sigurt se sa ishte dekada më parë, pjesërisht falë teknologjisë dhe mjekësisë moderne