Miliarderi amerikan Bill Gates ka dhënë analizën e radhës për pandeminë në blogun e tij. Gates ka shpresën e madhe se faza kritike e pandemisë së COVID-19 do të përfundojë vitin e ardhshëm.

“Do të ishte marrëzi të bëja një parashikim tjetër, besoj se faza akute e pandemisë do të përfundojë diku në vitin 2022”, tha Gates në blogun GatesNouts, shkruan Indeksonline.

Miliarderi amerikan tha se fundi i pandemisë nuk është aq afër sa ai shpresonte për shkak të tendosjes së variantit Delta dhe problemit të vaksinimit të plotë të njerëzve. Megjithatë, Gates ka thënë se bota është tani më e përgatitur për secilin variant dhe beson se Covid-19 do të bëhet një sëmundje endemike në vitin 2022.

“Jemi në një pozicion shumë më të mirë për të modifikuar vaksinat, nëse është e nevojshme. Mendoj që në fundin e vitit të ardhshëm do të fillojmë t’i kthehemi realitetit të plotë dhe të fillojmë të harrojmë pandeminë” ka thënë Gates.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here