Për ne shqiptarët buka është njëlloj si qershia mbi tortë, është ajo që i jep gjithçkaje. Në tryezë mund të kesh çdo gjë të mirë të mundshme, por sigurisht që asnjë pjatë nuk shijon njëlloj pa pak bukë, për të mos harruar këtu që mamatë dhe gjyshet tona e hanë bukën edhe me djathë, shalqi, rrush të bardhë apo edhe fiq (ok, jo të gjitha, por e imja shkon edhe më tej).about:blank

Por çfarë ndodh me trupin e njeriut në qoftë se vendosni të mos hani bukë për të paktën një muaj? Zbulojeni si më poshtë.

Do të bini nga pesha: buka është e pasur me karbohidrate të rafinuara, gjë e cila çon në akumulim të ujit në trup. Është vlerësuar që çdo gram karbohidratesh që hani grumbullojnë 3-4 gram ujë.about:blank

Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni më të fryrë dhe të akumuloni yndyrë, sidomos rreth zonës së barkut.

Përmirësoni sistemin tretës: Gluteni, karbohidratet e rafinuara dhe përbërësit e tjerë që gjenden në bukë ju bëjnë të ndiheni më të fryrë. Ato ngadalësojnë tretjen e ushqimit gjithashtu. Eleminimi i bukës për një muaj do të përmirësonte ndjeshëm punën e sistemit tretës dhe do të riaktivizionte metabolizmin tuaj.about:blank

Fibrat e gjendura me shumicë tek buka, jo vetëm që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, por zvogëlojnë dhe rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kronike.

Do të keni luhatje të humorit: Nëse ju i thoni “JO” drithërave të shëndetshme i keni thënë jo, neurotransmetuesve si serotonina që ju bën të ndiheni mirë. Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trurit. Kur një person eleminon karbohidratet, ai do të ndihet i lodhur, i plogësht dhe do të shfaqë probleme me pagjumësinë.about:blank

Rritet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2: Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, drithërat mund të përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gj. ak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2, kështu që duke eleminuar bukën rrisni rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here