Said Najdeni hoxhë Sait Vokrri në Shkup, foto e vitit ~1900.
Islam Said Najdeni (Dibër, 1864 – 21 nëntor 1903) i njohur edhe si Hoxhë Voka ose Vokrri qe hoxhë, arsimtar dhe veprimtar i çështjes shqiptare. Said Najdeni është një nga atdhetarët më të shquar të trevës së Dibrës. Ndërroi jetë në 1903 nga tuberkulozi . Veprimtaria e tij iu dedikua lirimit nga zgjedha osmane dhe çeljes së shkollave shqipe. Ka vuajtur persekutime nga pushtuesit dhe ishte shok e koleg me personalitete si Ismail Qemali, Rexhep Mati, Dervish Hima, Hamdi Ohri, Vehbi Dibra, Ibrahim Temo, Shahin Kolonja, Josif Bagerit dhe vllezërve Frashëri. Në Muzeun Historik Kombtar ruhet një flamur me shqiponjë dykrenare të realizuar nga Sait Najdeni kur ishte në burg.
Autoritetet turke në vitin 1895 duke parë aktivitetin e Saidit e arrestoi atë dhe e internoi në Edrene. Pas kthimit në Dibër, Said Najdeni së bashku me nxënësit e tij: Shaqir Daci, Shyqyri Qoku, Kadri Fishta, Hamdi Ohri, Nazif Sharofi, Hajdar Varvarica etj., në vitin 1896 organizuan brenda në Shehër (Dibër), në shtëpinë e Abdullah Manjanit, një kurs të fshehtë për mësimin e shkrimin shqip.

Dibër

Gjuha_Shqipe

Heronjtë_Shqipërisë

Histori

Sait_Vokrri

Albanian Historical Society /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here