Sipas enciklopedisë italiane dhe veprës gjeniale të Daniele Farlatit “Ilyricum Sacrum”, thuhet se nga viset tona kanë qenë tetë Papë që drejtuan Vatikanin. Ata janë Shën Eleuteri, Shën Urbani I, Shën Kai, Shën Pali IV, Papa Gjoni IV, Papa Sisti V dhe Papa Klementi XI.

Shen Eleutherius, (Pope Saint Eleutherius 175-189)

Lindi 100 vjet pas Krishtit në qytetin e Nikopol, një vendbanim i njohur në Epir. Ishte arsimuar në Romë nën Papa Shën Aciteti, ku mori urdhër të shenjtë. Në 177 pas Krishtit, Shën Eleutherius u emërua Papë dhe mori fronin e Shenjtë në Shën Pjetër. Bazuar në të dhënat ekzistuese, me mirëkuptimin e Lucas, i cili ishte mbret i Anglisë, Shën Eleutherius dërgoi misionarët për të predikuar krishtërimin si besim në kombet e qytetëruara evropiane dhe qe mbeti mbizotërues edhe në ditët tona. Ai është qartë një paraardhës i ilirëve shqiptare, lindur dhe rritur në Epir ku sundoi Pirro si mbret ne 277 p.e.s. Ishte shenjtëruar nga kisha. Një portret i tij është punuar me mjeshtëri nga piktori i madh Mikelanxhelo dhe sot gjendet në katedralen e San Pietros ne Vatikan, një vepër e jashtëzakonshme në llojin e vet.

Papë Shën Urbani I Popë, Saint Urban I

Vërtetohet se ka origjinë Ilirie. Datëlindja e panjohur. Vdiq më 23 Maj të vitit 230. Është shpallur martir. Mban fronin papnor në vitet 222-230. Vdekja e tij është fiksuar më 25 maj. Renditet i tetëmbëdhjeti në listën e papëve.

Shën Caius (Kaji), Pope Saint Caius (283-296)

Mjaft historian pranojnë se ai ishte i afërt i perandorit Dioklecian. Ndoshta kjo mbetet edhe si arsye pse ai u bë Pape. Perandori zbuti persekutimet ndaj të krishterëve. Vdiq më 22 prill 296. U varros në kishën e Shën Kalistit. Shtëpia ku jetoi ai u kthye në kishë. Me 1631, eshtrat e tij u vendosën poshtë një lteri të madh. Ne vitin 1880 në këtë vend u vendos Ministria e Luftës së Italisë, eshtrat u vendosën në një kapele ne Barberini. Vdekja e tij është me 22 Prill.

Gjoni IV, Pope John IV (640-642 )

Vërtetohet se ishte ilir prej Dalmacie, djali i Skolastikut Venantius. Ishte prift në Romë, kur më 24 dhjetor 640 u bë Papë. Dënoi me ashpërsi monotelitizmin në një Këshill që mbajti në Romë. Bëri shumë për bashkatdhetarët e tij, skllevër të sllavëve dhe avarëve, që kishin pushtuar vendin, duke ua blerë lirinë me para. Ndërtoi një kishë me emrin e shenjtorit ilir Venantius. Në këtë kishë edhe sot gjendet portreti i tij. Vdiq me 12 Tetor 642, duke pasur kështu një pontifikat të shkurtër. U varros në katedralen e Shën Pjetrit.

Papa Pali IV (Karafa) Pope Paul IV (28 Qershor 1476 – 18 Gusht 1559)

Mban fronin papnor në vitet 1555-1559. Renditet i dyqind e njezet e pesti në listën e papëve. Gjatë kohës së tij, më 1555 botohet në gjuhën shqipe “Meshari” prej klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Sot ndeshim një fshat arbëresh të Kalabrisë (në Katanzaro) që mban emrin Karafa.

Papa Sisti V (Peretti), Pope Sixtus V (13 Dhjetor 1521 – 27 Gusht 1590)

U ngjit në fron 1585. Papati i tij zgjati deri më 1590. Renditet i 229-ti në listën e papëve. Familja Pereti emigroi në Itali nga Krusheva (Gryka e Kotorrit).

Gjon Francesk Albani ose Klementi XI (Pope Clement XI (1700-1721)

Ishte papë nga 23 nentor 1700 deri në vdekjen e tij në vitin 1721. Klementi XI ishte një mbrojtës i arteve dhe të shkencës. Ai ishte gjithashtu nje bamirës i madh i Bibliotekës së Vatikanit,ishte i interesuar për arkeologjinë. Ai ishte me origjinë shqiptare.

Klementi XII, Pope Clement XII (1730-1740)

Lorenzo Corsini, ose Klementi XII është me origjinë shqiptare nga nëna. Në damarët e tij rridhte gjaku i Kastriotëve. Korsinët ishin ndër familjet më fisnike të Italisë. Lorenci bëri karrierë si ambasador i Papës, sekretar i Thesarit etj. Emri i tij përmendet si kandidat për fronin papnor në shumë asamble kardinalësh. Me në fund u zgjodh, kur ishte 71 vjec. Është i pari Papë, që vendoset në Quirinale. Roli tij në zhvillimin e arsimit në Shqipëri është i krahasueshëm me të Klementit XI. Ai u angazhua shumë në veprimtaritë misionare nëpër bote. Vdiq në vitin 1840.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here