Aroma e mirë, ngjyra dhe përfitimet e shumta shëndetësore zbukurojnë livandën

Lulja e livandës dhe vaji i përftuar prej saj kanë një histori të gjatë në mjekësinë bimore, transmeton Telegrafi.

Fjala livandë vjen nga rrënja latine “lavare”, që fjalë për fjalë do të thotë “të lash”. Përdorimi më i hershëm i regjistruar i livandës daton që në Egjiptin e lashtë. Atje, vaji i livandës ka luajtur një rol në procesin e mumifikimit.

Në kohët e mëvonshme, livanda u bë një shtesë e banjës në disa rajone, duke përfshirë Persinë e lashtë, Greqinë dhe Romën.

Këto kultura besonin se livanda ndihmon në pastrimin e trupit dhe mendjes. Shkenca moderne ka konfirmuar shumë nga përfitimet e saj shëndetësore, ndërsa të tjerat janë ende duke u hulumtuar.

shutterstock

Livanda dhe pagjumësia

Livanda dikur rekomandohej për njerëzit që vuanin nga pagjumësia ose çrregullime të tjera të gjumit. Njerëzit mbushnin jastëkë me lule livande për t’u ndihmuar që të pushonin më mirë. Sot, hulumtimet sugjerojnë se thithja e aromës së livandës mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Një studim i vitit 2015 zbuloi se njerëzit që përdornin aromaterapi me livandë ndiheshin të freskët pas zgjimit.

Livanda dhe depresioni

Një studim i vogël i vitit 2016 mbi gratë pas lindjes zbuloi se aromaterapia me livandë parandalon stresin, ankthin dhe depresionin pas lindjes. Të moshuarit që pinin çaj livande dy herë në ditë për 2 javë në një studim të vogël të vitit 2020 përjetuan nivele më të ulëta ankthi dhe depresioni, shkruan Healthline. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here