Ju ka shkuar ndërmënd / Pse shishet plastike me pije të gazuar e kanë fundin me gunga?
Gungat janë aty për të rritur rezistencën e shisheve.Kjo është e nevojshme sepse shishja plastike duhet të jetë në gjendje t’i rezistojë presionit të gazit në pije.
Gjithashtu, këto pije zakonisht shërbehen të ftohta dhe kur një lëng ftohet, vëllimi i tij ndryshon dhe shishja nuk duhet të ndryshojë dukshëm për shkak të saj.
Si shtesë, këndi ose maja e gungës mund të zgjerohet paksa dhe të kontraktohet pa u prishur.