Përkthimin e Lahutës…mund ta mbaroja këtë kumtesë me tri fjalë: “Me shumë vështirësi”. Dua t’ju them diçka për poetin. Në fillim, kërkova një vepër të letërsisë klasike shqiptare, për ta bërë atë të njohur në tregun ndërkombëtar, dhe kësaj rradhe doja një vepër që tregon diçka për histornë dhe për kulturën shqiptare. Është e vështirë për të gjetur diçka, dhe në fakt e kisha të përjashtua Fishtën, thjesht sepse nuk e kuptoja mirë, mu duk vepër e shkruar në një gjuhë tjetër, pasi ne mësojmë gjuhën standarte, dhe kur mësojmë gegnishten, sidomos atë të Fishtës, isha pak I tmerruar nga kjo. Sa më shumë e kërkoja këtë vepër, aq më shumë kthehesha te Fishta, dhe pash që kjo ishte vepra që duhej ta bëja të njohur patjetër. U frymëzova nga zëri I Çun Lajçit, që e dëgjuam edhe sot. Kisha një kasetë në shtëpi, që Ali Podrimja më kishte future në xhep një ditë në Prishtinë pasra shuë viteve. Ndërsa një ditë, një tjetër njeri, Anton Berisha më tha me këmbëngulje që Fishta është I papërkthyeshëm, aq sa më ngacmoi pak. Në fillim pata shumë vështirësi vetëm për ta kuptuar. Gjuhë e vështirë dhe për përkthimin e veprës së tij bëra tre hapa. I pari, përkthimi në prozë dhe këtë e bëra varg për varg, për të kuptuar përmbajtejen, gjë që nuk është aspak e lehtë. Më pas, kthimi I prozës në varg. Dhe hapi I tretë, qe redaktimi poetik. Fillova përkthimin në vitin 2001-2002, dhe kisha ndërmend të përktheja 5 këngët e para, pasi janë të shkurtra dhe me shumë inters për mua. Aso koha punoja në Gjykatën e Hagës, si përkthyes për procesin e Millosheviçit, ku unë isha në kabinë çdo mëngjes me të. Pasditëve punoja me këngët për Knjaz Nilollën e Malit të Zi, dhe kisha përshtypjen se paradite luftova me Knjaz Sllobo dhe pasdite luftova me Knjaz Nikollën. Punova gjatë, por edhe këngët ishin shumë të gjata. Mund të përktheje me lehtësi 500 vargje, por jo 1300 vargje që janë këngët e fundit. Kaq për përkthimin, tani dua të flas pak për botimin I cili nuk ka qenë aspak I lehtë. Nuk doja ta përktheja në një shtëpi botuese në Ballakan, por doja që ajo të zbulohet nga bota. Por e pash që ishte e pamundur, pasi asnjeri nuk boton një epos të gjatë, pasi mendon për para. Problemi qenë financimet. Një ditë shkova në komunitetin e shqiptarve në Detroit, dhe përmenda që kisha përkthyer “Lahutën e Malcis”, dhe kur përmenda problemin e financimit më thanë: “Robert, nuk ka problem, t’I japim ne paratë brenda 1 muaji”. Unë u habita, por pas 1 muaji, mora një çek, 15 mijë dollarë për veprën. Dhe libri doli, madje shumë I bukur. Kam thënë se “Lahuta e Malcis”, ndihmesa e parë shqiptare për letërsinë botërore, dhe shpresoj të vlerësohet kështu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here