Një nga tre kopjet e “mbijetuara” të Chevrolet Corvette Grand Sport të vitit 1963, e përdorur në filmin “Fast and Furious 5”, do të shitet në ankand në muajin janar.

Mongoose Motorsports ka prodhuar gjithsej 12 kopje të Corvette Grand Sport për qëllime filmimi, me vetëm tre të paprekura. Kopja në foto është një nga dy të përdorura për disa nga skenat më dramatike të filmit të suksesshëm të Hollivudit.

Vetura ka shasi tubulare dhe suspension të huazuar nga modeli C4 Corvette dhe do të shitet në ankand nga 6-16 janar 2022. Një tjetër kopje do të shitet në muajin mars.

“Sekreti” i kësaj makine është se ajo ka motor Volkswagen, por nuk ka detaje rreth saj.

Vetura, për faktin se është përdorur gjatë xhirimeve, ka “vraga” në formë gërvishtjesh, sidomos në pjesën e përparme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here