6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home RETROSPEKTIVË Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça

Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça

Koleksionisti nga Korça, Mirgen Shamblli, ka hasur në përshtypjet e një grupi të studentëve nga Kosova, në një libër kujtimesh, pas vizitës që ata ia kishin bërë një muzeu të Korçës.

Vizita është bërë më 11 qershor 1973. Sipas Shambllit, lë përshtypje fakti se secili student ka nënshkruar me lapsin e vet kimik (stilolaps). Për të ky lloj lapsi nuk ishte gjë e rëndomtë për të gjithë studentët – e asaj kohe – të Shqipërisë. “Ishte si luks, për shumicën”, thotë ai.

“Historia, treguesja më e mirë e fateve të popujve, ka ngjyrën e kuqe, marrë nga gjaku i derdhur. Mbi këtë gjak lind liria, lulja më e kuqe. Populli ynë rrugën e historisë e shtroi me gjak dhe të tillë na e ka lënë, që të mësojmë nga ajo”, është porosia e lënë në libër kujtimesh, të nënshkruar ndër të tjera nga Emin Kabashi, Ukë Bashota, Ahmet Qeriqi, Sadete Emërllahu etj.

Vlen të ceket se shkëmbimet kulturore mes Shqipërisë e Kosovës, me vizita të ndërsjella të studentëve, pedagogëve e krijuesve, ndërpriten pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ky test i thjeshtë zbulon gjendjen e zemrës tuaj

Është e nevojshme të bëni kontrolle të rregullta por ekziston dhe një test që mund ta provoni në shtëpi, i cili mund...

Vazhdon të dëshmohet prania e llojeve të rralla të faunës në territorin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) përmes një komunikate njofton se në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe...

Si e shpjegon Barleti emrin e Krujës…

Në librin “Rrethimi i Shkodrës”, botuar në 1504, Barleti shënon: “Na patën rënë në dorë disa shkrime, më tepër...

“Sarajevë, moj motër”, si u fut Nënë Tereza në teatrin e Bosnjes

Libri surprizë i Ylli Polovinës, botuar në Prishtinë Në 324 faqet e librit më të ri të Ylli Polovinës,...

Recent Comments