Ekziston një këngë, e zakonshme për trekëndëshin magjik arbëresh të përfaqësuar nga bashkësitë Carfizzi-Hora, Pallagorio-Puheriu dhe San Nicola dell’Alto-San Koghi në provincën e Crotone, e cila interpretohet gjatë ritualit martesor arbwresh: Shoka.
Sipas shpjegimeve të Gianni Belluscios, teksti është një variant i punuar i rapsodisë së “turkut që rrëmbeu vajzën shqiptare”. E njëjta këngë, por me një tekst më të plotë e më të kuptueshëm, u regjistrua nga Giuseppe Gangale gjithashtu në Carfizzi (Diskografia Gangale, 1998).
Në materialin e publikuar nga Mario Bellizzi shkruhet:
“Kërce, kërce vajzë vallen-loj loj vasha valle”, që e shohim këtu është marrë nga hulumtimet etnografike dhe regjistrimet e vitit 1954, të bëra nga Diego Carpitella dhe Ernesto de Martino, që Antonello Ricci dhe Roberta Tucci kanë publikuar për shtëpinë botuese Squilibri në 2006.
“Shpresojmë që miqtë e Pallagorio të mund të bashkëpunojnë për të transkriptuar tekstin e Valle, nga e cila është bërë regjistrimi i zërit”, shkruan Bellizzi./Diaspora Shqiptare/