Pyetja më e shpeshtë e atyre që përdorin dhoma hoteli është : A ka ndonjë kamer të fshehur?

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje një ish-haker, Marcus Hutchins.

Marcus tani një ekspert i sigurisë në internet zbuloi në një video se ku mund të fshihen kamerat sekrete në dhomat e hoteleve.

Në video ish-hakeri rekomandon përdorimin e elektrikut të dorës për të kontrolluar nëse ka pajisje regjistrimi.

”Për shembull shikoni këtë alarm zjarri që është vendosur mbi shtrat. Një mënyrë për të zbuluar nëse ka kamer brenda tij duhet të ndizni elektrikun e dorës. Nëse ka një lente fotografike drita e elektrikut do të japë një reflektim blu’ shprehet Marcus.

 ‘Ju duhet të kontrolloni për pajisje të dyshimta në vendet përballë dushit, krevatit ose dollapit, ” vazhdoi ai, duke treguar se si LED me rreze infra të kuqe mund të zbulojnë kamerat kur drita është e fikur.

 Videoja e tij ka marrë mbi 4.2 milion pëlqime dhe mbi 20,000 komente . 

” Fantastike, por krejtësisht paranojake ,” komentoi njëra, ndërsa një tjetër shkroi: ” Unë do të shikoja kamerën gjatë gjithë kohës dhe do t’i trembesha”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here