Kanë kaluar 50 vite që nga zbritja e fundit në Hënë, NASA po punon për misionin e ardhshëm që do të dërgojë njerëz në satelitin e Tokës.

Për të lehtësuar lëvizjen e astronautëve që pritet të rikthehen në Hënë brenda kësaj dekade, një kompani ka shpalosur planet për ndërtimin e një motoçiklete që mund të arrijë një shpejtësi deri në 15 km/h.

Motori është dizajnuar dhe realizuar nga kompania gjermane “Hookie” dhe është pagëzuar “Tardigrade”, sipas emrit të një krijese mikroskopike që mund të mbijetojë në kushtet ekstreme të hapësirës. I pajisur me motor elektrik, mjeti ka një peshë prej 134 kilogramësh.

Das Tardigrade hat eine Drive-by-Wire-Lenkung. Bewegt wird das Vorderrad von einem elektrischen Stellmotor
Motori është parashikuar që me një karikim të plotë të baterive të ecë deri në 110 kilometra. Me një skelet alumini, ai është lehtësisht i çmontueshëm.

Edhe pse ka pak gjasa që ky mjet të përfundojë në anijen kozmike të NASA-s në udhëtimin e saj në Hënë, krijuesit do ta dërgojnë në Muzeun e Automobilave në Los Anxhelos, me shpresën se do të tërheqin vëmendjen e Agjencisë Amerikane të Hapësirës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here