Ju ndodh të përpiqeni shumë në përgatitjet e pjatës suaj të preferuar por rezultati nuk është siç e prisnit? Ndonjëherë zgjidhja është më e thjeshtë seç e prisnit. Disa gjëra që i dinit gabim ose shpejtësia po ju prish punë. Informacionet për gatimin asnjëherë nuk janë të tepërta, kështu që më poshtë po ju listojmë disa këshilla të thjeshta:
1. Të gatuani mishin, sapo ta nxirrni nga frigoriferi. Do të piqet nga jashtë, por jo brenda.

2. Përdorimi i një thike të njëjtë për të prerë të gjitha llojet e ushqimeve. Merrni thikën e duhur për çdo produkt dhe gjithçka do të jetë me e thjeshtë dhe më e shpejtë

3. Përzierja e orizit: Disa njerëz bëjnë gabim duke e trazuar orizin, pasi e vetmja gjë që arrijnë është ta lënë atë edhe më të ‘qullët’

4. Kur prisni biftekun sapo piqet. Rekomandohet ta lini të pushojë për disa minuta pasi ta keni nxjerrë nga furra ose zjarri pasi nxehtësia brenda mishit e ndihmon atë të përfundojë gatimin dhe të ruajë lëngun.

recommended bySUSTAFORMСвако ко боли у колену и куку мора ово прочитатиSAZNAJ VIŠE
5. Përdorni vajin e gabuar: Jo të gjithë vajrat e gatimit janë të njëjtë. Disa janë perfekte për skuqje, ndërsa të tjerët marrin një shije të keqe nëse përdoren në temperatura të larta. Vajrat bimore si vaji i lulediellit, janë më të përshtatshmet për pjekje. Vaji i misrit është më i butë dhe përdoret për skuqje të thellë, ndërsa vaji i ullirit është i përshtatshëm për sallata dhe nuk është mirë të nxehet në tremp. të larta

6. Një gabim tjetër i zakonshëm është vendosja e ushqimit në tigan kur është akoma i ftohtë, gjë që e bën atë të thithë më shumë yndyrë. Idealja është që së pari të ngrohni enën, të vendosni vaj dhe, ndërsa nxehet, shtoni përbërësit.

7. Një tjetër gabim është kur nuk e provoni ushqimin gjatë gatimit. Duhet ta provoni që të shmangni gabimet dhe të rregulloni sasinë e kripës apo përbërësve të tjerë.

8. Të hidhni vaj në ujin e makaronave që të mos ngjisin është thjeshtë një mit. Yndyra nuk përziehet me ujin, kështu që thjesht do i bëjë më të rënda pastat.

9. Kur derdhni ujin ku është janë gatuar pastat. Ky është një gabim i madh, sepse lëngu do ju ndihmojë të përgatisni një salcë më të qëndrueshme dhe të shijshme
