Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” po nxjerr një nga 11 kopjet e vetme të mbetura të Kushtetutës së parë amerikane. Dokumenti 234 vjeçar ka një vlerë 15 deri në 20 milionë dollarë.

Sipas ABCnews, ankandi i shumëpritur do të zhvillohet në Nëntor dhe vlerësohet se do të marrin pjesë disa koleksionistë të pasur.

Dokumenti është kopja e parë, e cila iu shpërnda përfaqësuesve të Komitetit Kushtetues të Kongresit dhe fillon me frazën “Ne, njerëzit e Shteteve të Bashkuara …”

Vlen të përmendet se “Sotheby’s” ka nxjerrë gjithsej 80 dokumente, të cilat lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here